Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në qytetin e Korinthit në Greqi, ku autoritetet janë vënë në alarm për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Banorët e zonës janë urdhëruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpinë. Mesazhe të shumta paralajmërimi kanë mbërritur në celularët e tyre, përmes numrit 112 të emergjencave.
Më herët, banorët e zonave Kionia, Stymfalia dhe Matsiza u njoftuan për t'u evakuuar.
Autoritetet lokale thonë se është një situatë e vështirë, për shkak të terrenit por dhe zonës së pyllëzuar me bredha. Mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë nga toka, teksa zjarri favorizohet nga temperaturat e larta.
Një pyll me pisha dhe bredha po digjet në një lartësi prej 1000 metrash, teksa zjarrfikësit po përballen me një situatë tejet të vështirë.
Për shuarjen e flakëve po punohet edhe nga ajri me helikopterë dhe avionë zjarrfikës.
Komente
