Kosova & Rajoni

Greqia, 9 ditë betejë me flakët! Shqiptari vullnetar shuan flakët me degë ulliri dhe mban veshur bluzën e PS-së: E ndjeva si për atdheun tim

11 Gusht 2021, 12:08| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 13:13

  • Share

Prej nëntë ditësh Greqia po lufton për të vënë nën kontroll flakët të cilët kanë përfshirë rrethinat e Athinës. E ndërkohë që qielli i Atikës është bërë sërish i zymtë pas rritjes së përqendrimit të grimcave të imëta PM2.5, autoritetet kanë paralajmëruar grupet e rrezikuara që të kenë kujdes dhe të reduktojnë aktivitetin jashtë. Thirrje veçanërisht është bërë për të moshuarit dhe fëmijët ndërsa është rekomanduar mbajtja e maskave jashtë.

Ndërkohë që për të vënë nën kontroll vatrat ende aktive të zjarreve ka ardhur në ndihmë tre avionë rus të cilët njëkohësisht do të hedhin 110 tonë ujë në frontet në Evia dhe Peloponez. Për të koordinuar operacionin, janë zhvilluar negociata midis Greqisë dhe palës ruse, e cila, pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin, dërgoi dy Ilyushinët e mëdhenj në Greqi vetëm 24 orë më parë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Hedhja e njëkohshme e 110 tonë ujë, një digë uji për të ndaluar zjarrin që do të tentohet për herë të parë në Greqi, do të bëhet në koordinim me forcat tokësore dhe policinë, në mënyrë që të mos ketë banorë, vullnetarë apo brigada zjarri.

E ndërkohë që ndihma nga jashtë vendit ka qënë e madhe, ndihma e Shqiptarëve në Greqi ka qenë e madhe, njëjtë si Astriti, me origjinë nga Shqipëria dhe që jeton në Greqi për gati tridhjetë vjet. Ai ka përdorur ndihmën e disa degëve peme për të shuar zjarret.  Siç shihet në video, ai i ngjitet edhe gardhit me tela me gjemba dhe me një degë të thyer, ai lufton për të shuar zjarrin, duke fituar kohën e mjaftueshme deri sat ë vinte makina zjarrfikëse.

.“U ndjeva si për atdheun tim, jam këtu për 29 vjet dhe bëra çmos për të shuar zjarrin. Arritëm në pikën e fundit dhe thashë se duhet të shpëtojmë. Ndjej se kam një detyrim ndaj këtij vendi”, shprehet ai në mënyrë karakteristike.

Për mediat greke, Apostolis, ose ndryshe Astrit ka dhënë intervistë ku ka folur për momentet e shuarjes së zjarrit dhe ajo që vihet re është bluza që mban veshur: Votoni PS, votoni 12.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?