Pika kufitare e Kakavijës

Greqia ashpërson masat në Kakavijë! Personave që rezultojnë pozitiv me COVID në testet e shpejta nuk u lejohet kalimi

6 Dhjetor 2020, 16:30| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 16:51

  • Share

Qeveria greke ka shtrënguar masat antiCOVID në pikën kufitare të Kakavijës.

Duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpejta (Rapid test) nuk do t'u lejohet hyrja në territorin helen.

Kjo masë është vendosur nga autoritetet fqinje për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Veç kësaj, do të ketë dhe masa administrative për personat e prekur me COVID-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht.

Deri më tani, personat që rezultonin pozitiv në kontrollet e palës greke në Kakavijë detyroheshin të karantinoheshin për 14 ditë.

Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi. Tani përveç rezultateve negative të tamponit, të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë, do të duhet të kryejnë testin e shpejtë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?