Kronikë

Greqia bllokon 7 ton perime nga Shqipëria me përmbajtje të lartë pesticidesh

26 Tetor 2019, 15:58| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 16:02

  • Share

Rreth 7 ton perime të prodhuara në Shqipëri janë bllokuar nga autoritetet greke. Sipas medieve greke perimet janë bllokuara pasi kishin përmbajtje të lartë të produkteve kimike.

Sasia me perime e përbërë nga shumica speca dhe kunguj e domate është kapur në fillim të tetorit dhe pas analizave të bëra në datën 23 tetor ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë chlorpyrifos (pesticid), çka është mbi normën e lejuar nga Bashkimi Europian

Sekuestrimi i  6,995 kg perime u bë nga inspektorët e Ushqimit të Drejtorisë Rajonale Ekonomike dhe Veterinare të Njësisë Rajonale të Pireut, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Blegtorisë.

Ky është rasti i dytë Brenda pak kohësh që Greqia bllokon produkte bujqësore shqiptare për të njëjtën arsye. Më 9 tetor janë bllokuar speca e kunguj nga Shqipëria për përmbajtje të lartë të pleherave kimike.

Sasia e sekuestruar:
401 kuti specash me peshë 4,687 kg
250 kuti kunguj me peshë 1,751 kg
67 kuti domate me peshë 557 kg.

Komento

Komente

  • Populli: 27/10/2019 15:14

    Po mire qe u bllokuan kto perimet e fermerve mafioz shqiptar a u azgjesuan apo do i shiten popullit shqiptar kta fermer duhen arrestuar se po helmojne njrzit azgjesimi tyre duhej bere i hapur per publikun kujdes o popull se ato jane kthyer ne shqiperi dhe do helmohenimerrni prodhime te jashteme me mire se jane me te kontrolluara se aku tek ne fle gjume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?