Katër liderët e vendeve të Balkanit

Sport

Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania ‘bashkojnë’ forcat, propozojnë organizimin e Kupës së Botës 2030

2 Nëntor 2018, 15:54| Përditesimi: 2 Nëntor 2018, 16:00

  • Share

BULLGARI- Katër vendet e Ballkanit: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania do t’i propozojnë FIFA-s bashkëorganizimin e Kupës së Botës për vitin 2030.

Ideja u propozua gjatë një takimi në Varna së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Megjithëse gara për vitin 2030 ende nuk është hapur zyrtarisht, katërshja e Ballkanit do të përballet me kundërshtarë të fortë. Bëhet fjalë për liderë të futbollit që kanë bashkuar “forcat” si: Argjentina, Paraguaji dhe Uruguai.  Studime për një propozim të mundshëm ka pasur edhe nga federata irlandeze e cila ka njoftuar se mund të bashkohet me Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën Veriore.

Një propozim i përbashkët mund të vijë edhe nga Algjeria, Tunizia dhe Maroku.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?