Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis duke folur për radion ‘KanaliEna' nënvizoi se Greqia mbetet parimore në politikën e saj të jashtme.
‘Siç e kemi bërë të ditur në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera nuk do të mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës për arsye politike’, u shpreh ministri grek.
Nga ana tjetër Gerapetritis mbështet fuqizimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhje paqësore.
Komiteti i Ministrave të Këshillit Europian do të mblidhet muajin tjetër për të votuar nëse Kosova do të jetë pjesë e KiE.
Parlamenti europian i dha dritën jeshile Kosovës teksa tashmë i mbetet Këshillit të Ministrave të Jashtëm.