Protestuesut grekë në Selanik

Greqia e përfshirë nga protestat për tragjedinë e rëndë të përplasjes së trenave! Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë

8 Mars 2023, 22:39| Përditesimi: 8 Mars 2023, 22:48

  • Share

Mijëra qytetarë grekë janë mbledhur në qendër të Selanikut ku kanë organizuar një tjetër protestë për rastin e aksidentit tragjik të përplasjes së dy trenave në Larisa.

Kjo është java e dytë e protestave për ngjarjen e rëndë, ndërsa studentë, anëtarë të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë në marshime në rrugët qëndrore të qytetit grek.

Sindikatat e punëtorëve dhe organizatat studentore kanë organizuar protestat në shumicën e qyteteve greke, ndërkaq, grevat kanë pamundësuar lundrimet nëpër ishujt grek dhe kanë bllokuar shërbimet e transportit publik në Athinë.

Episodet e dhunës shpërthyen sërish në qendër të Selanikut , mes dhjetëra personash me kapuç dhe policisë. Ndërsa marshuesit arritën në stacionin hekurudhor, pati incidente të njerëzve me kapuç që u shkëputën nga turma dhe hodhën kokteje molotov dhe policia hodhi kimikate.

Kryeministri grek, Mitsotakis kërkoi falje publike për rastin dhe tha se po bëhen të gjitha hetimet e nevojshme për të zbardhur çdo rrethanë të kësaj tragjedie të rëndë që u mori jetën 57 personave. Për ngjarjen është lënë në burg shefi i stacionit hekurudhor. 

Në aksidentin tragjik, mes viktimave ishin edhe 6 shqiptarët: 

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?