Eleni Foureira

‘Greqia është vendi që dua’, këngëtarja shqiptare Eleni Foureira çudit me deklaratën e saj

18 Shkurt 2022, 08:16| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 08:17

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare në Greqi, Eleni Foureira, ka folur rreth largimit të familjes së saj nga Shqipëria, momentet kur po zhvillohej në vend lufta civile.

Këngëtarja gjithashtu shprehet se ditën kur ka dalë nga shtëpia për të ikur për në Greqi, ka filluar të qajë, pasi ishte e vështirë për të që të largohej nga vendi i saj.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëria mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Nëna ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe pasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja”, tregoi Eleni.

Ajo ka folur gjithashtu se është ndjerë e bullizuar në Greqi, nga fëmijët kur ishte ë vogël. Eleni pavarësisht se gjatë intervistës foli për Shqipërinë, tha se Greqia është atdheu i saj dhe se e do.

“Fëmijët më bullizonin, në shkollë ishim vetëm dy fëmijë nga Shqipëria dhe në atë periudhë shqiptarët nuk pranoheshin nga shoqëria. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, e dua. Është vendi që dua”, tha këngëtarja.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 18/02/2022 17:57

    Asht shprehja ma normale që ka than, sepse na që jetojmë jashtë Shqiperisë e kuptojmë dhe konceptojmë ma mirë.Shqipnija jonë e dashtun nuk na dha asgja .

    Përgjigju
  • Ladi: 18/02/2022 14:27

    Po pse jeni jaq harbute dhe te pasjellshem xhanem. Leri keto cilesi te liga ti perdorin politiqenet. Ajo eshte rritur dhe jeton ne Greqi. Si te mos jete vendi qe do? Ashtu si qindra mijra shqiptare qe jetojne ne Greqi. Apo Itali dhe kudo ne Evrope. Te tjere thone Kanadaja, Amerika ca problemi ka ketu? Apo harroni qe gdhihi dhe ngrysi neper kafe duke i rene llafit o sa keq eshte ne Shqiperi/ku ska shtet por vetem hajni/kur do ikim une dhe ti???

    Përgjigju
  • Kafexhiu: 18/02/2022 12:04

    Si ka mundesi qe do Greqine. Me siguri ska ngree byrek tek Meti ne Lushnje ndaj edhe flet ashtu

    Përgjigju
  • GOLI: 18/02/2022 10:12

    EDHE VET S'JA KA IDENE SE ÇFAR FLET...NDOSHTA NE SHQIPERI E KA ME KUFIZIM THITHJEN.......E MIELLIT NE HUNDE TE TILLAT I GEZOFTE MERGATA.

    Përgjigju
  • Lui: 18/02/2022 09:52

    Cfare ka per tu cuditur ketu?! Ka thene nje te vertete dhe se duhet te mirekuptohet per ato qe ndjen sepse Shqiperia nuk i dha asgje, sidomos ne ate periudhe. Te vazhdonte te jetonte ne Shqiperi kjo me shume gjasa do perfundonte ne ndonje fasoneri me 200 mij leke rroge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?