Avion luftarak

Kosova & Rajoni

Greqia gati të armatoset, plani ambicioz me 28 miliardë euro

11 Mars, 10:42| Përditesimi: 11 Mars, 10:46

  • Share

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të paraqesë sot në Parlament Programin Afatgjatë të Armatimeve (MPAE), i cili synon të përcaktojë investimet strategjike të mbrojtjes për 12 vitet e ardhshme.

Ndërsa Bashkimi Europian përgatitet për një iniciativë të pashembullt prej 800 miliardë eurosh në sektorin e mbrojtjes, Greqia ka planifikuar të investojë të paktën 28 miliardë euro në mbrojtje nga viti 2025 deri në 2037. Kjo do të përkthehet në shpenzime mesatare prej 2 deri në 2.5 miliardë euro në vit.

Pas prezantimit, ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të japë më shumë detaje mbi programin. Sipas burimeve qeveritare kanë bërë të ditur se prezantimi i 18 marsit do të përfshijë nevojat dhe prioritetet e prokurimeve ushtarake, por nuk do të specifikojë sisteme të veçanta apo procedurat e blerjeve, përveç atyre që tashmë janë kontraktuar.

Që nga viti 2020, Greqia ka nënshkruar kontrata mbrojtëse me vlerë rreth 15 miliardë euro, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë Rafale dhe modernizimin e flotës detare dhe tokësore.

Një nga prioritetet kryesore të programit të ri është iniciativa “Mburoja e Akilit” (Achilles’ Shield), e cila ka për qëllim modernizimin e mbrojtjes ajrore dhe përmirësimin e ndërlidhjes së sistemeve mbrojtëse. Ky projekt do të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit, duke përfituar nga teknologjitë më të fundit dhe duke përmirësuar koordinimin mes forcave të armatosura greke.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?