KAKAVIJE-Dy emigrantë shqiptarë janë gjobitur nga pala greke në doganën e Kakavijës teksa po ktheheshin për në atdhe, pavarësisht marrëveshjes mes vendeve që shkeljet e afateve mos merren në konsideratë në këtë periudhë koronavirusi. Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase ka biseduar me dy shqiptarët, të cilën janë shprehur se janë gjobitur me nga 1900 euro nga pala greke për tejkalim të afatit 90 ditor të qëndrimit në zonën shengen. Vula dhe gjoba e vendosur mban datën e sotme në pasaporta 9 Prill 2020.
Ndërkohë që 21 shqiptarë të tjerë janë gjobitur me nga 150 euro për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës të vendosura nga qeveria greke, pra lëvizin pa autorizim, pa njoftuar autoritetet. Në javën e fundit situata në kufirin me Greqinë në Kapshticë dhe Kakavijë ka qenë mjaft problematike, ndërsa kryeministri Edi Rama sqaroi për shqiptarët e mbetur jashtë atdheut se kufijtë janë mbyllur për të frenuar COVID-19 dhe se asnjë shqiptar që është rezident jashtë, nuk do të lejohet të futet brenda kufirit tonë.
Ata që kanë urgjencë duhet të marrin leje në ambasadë dhe konsullatë dhe më pas do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë me lekët e hyrë në një hotel të përcaktuar nga qeveria në Shqipëri më pas do të bashkohen me familjet. Ambasada greke në Tiranë njoftoi (lexo ketu) se shqiptarët që duan të kthehen nuk do të pengohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe u kalon afati 90 ditor i qëndrimit nuk do të gjobiten, por sot ndodhi e kundërta.
Zoteria ka hyr ne 20-1-2020 dhe ka dal ne 4-9-2020 = 80 dite
PërgjigjuZoteria me sa shof ka shkuar ne Greqi dt. 02.11.2020, keshtu qe larte poshte duhej te kthehej ne dt. 02.02.2020, kur kriza nuk kishte nisur, biles dhe ne Itali askush se kishte imagjinuar ate qe do te ndohte. Prendaj nuk mund te perdoret pandemia pert e justifikuar thyerjen e rregullit shengen.
PërgjigjuE sakte, eshte njesoj si lejet e qendrimit te perkohshme, nuk ka ligj qe parashikon te tilla raste ne asnje vend e oficerat e emigracionit bazohen te ligjet aktuale. Shume kujdes se digjeni kot!
PërgjigjuShumë mire jau kane bere,Greqia eshte e gjitha ne karantine dhe ato e meritojne gjoben sepse kanë shkelur rregullat.....po te trashe ngelet o ditezinj....
PërgjigjuPer te tejkaluar afatin 90 ditor duhet nje vendim i te tere shteteve te BE dhe jo individuale 50% mundesi kane shtetasit tane qe jane blokkuar te marin espulsion 2 vjecar dhe gjobe nga te gjitha shtetet anetare ndaj nuk e vendos shqiperia me marveshje x shtet por duhet nje vendim i komisionit europian qe te shumezoi me zero ditet teper.Ndaj qeveria jone duhet ti kthej urgjent ne atdhe shtetasit e saj.
Përgjigju