Greqia pro negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Të mos ndahen

9 Tetor 2019, 14:12| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 15:41

  • Share

Greqia do të jetë një nga shtete europianë që do të mbështesë hapjen e negociatave për vendin tonë. Këtë e ka deklaruar ministri i jashtëm plotësues i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis. “Mirë apo keq nga të dy shtetet nuk janë plotësuar të gjitha kushtet që duhen.

Ekziston një raport i KiE i cili thotë që kushtet janë plotësuar por ka edhe disa shtete që thonë që të ndërpritet procesi i zgjerimit. Ne besojmë se procesi I zgjerimit duhet të vazhdojë, por me disa parakushte specifike, që ato kushte që nuk janë përmbushur  nga dy shtetet që synojnë të jenë anëtare në BE të plotësohen me shpejtësi në një të ardhme të afërt.”

Përsa i përket idesë së disa shteteve të Be për ndarjen e procesit të hapjes së negociatave midis Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut Varvitsiotis u shpreh kundër. Sipas tij Greqia beson se për të mirën e stabilitetit në rajon procesi I integrimit të dy shteteve në BE duhet të jetë i përbashkët.

“Ne besojmë se procesi i integrimit i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duhet të bëhet njëkohësisht. Domethënë nuk jemi dakort për ndarjen e procesit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Besojmë se të dyja këto vende duhet të vlerësohen bashkarisht. Kjo sepse çdo avantazh ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mbetja pas e Shqipërisë në këtë proces do të krijojë më shumë rrezik destabiliteti se sa do të japë një mesazh vazhdimësie për palën e Maqedonisë së Veriut.”

Pavarësisht se Greqia është pro hapjes së negociatave ministri plotësues i jashtëm shprehet se shteti fqinj ka edhe kushtet e veta ndaj Shqipërisë për të mbështetur integrimin në BE.

“Nga Shqipëria ne kërkojmë më shumë gjëra që kanë të bëjnë me të drejtat e minoritet grek atje, si autonomia për çështjet e pushtetit vendor,  e drejta e pronës, e në veçanti çështja e pronave në Himarë. Por janë edhe disa tema të tjera që kanë të bëjnë me fqinjësinë e mirë si ajo e irredentizmit nacionalist në librat e hartat shkollore, por edhe marrëveshja për përcaktimin e kufijve detare".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 09/10/2019 14:45

    Këta janë bishti i tiganit, nuk i pyet askush!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?