Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator! Në Kapshticë kalojnë sërish 300 persona në ditë

15 Shtator 2020, 13:32| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 13:57

  • Share

Greqia do të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më datë 30 shtator.

Ndërkohë nga Kapshtica do të lejohen sërish 300 persona në 24 orë duke respektuar të gjitha rregullat sipas procedurave përkatëse.

Personat që do të lejohen të kalojnë janë shtetasit grekë, shqiptarët me leje qëndrimi në greqi, rezidentët dhe punonjësit sezonalë.

Ata duhet të jenë të pajisur me testin Covid negativ nga i cili nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 72 orë, dhe formularin e aplikimit online nga i cili nuk duhet të kenë kaluar më shume së 24 orë

Aktualisht situata në kufirin e Kapshticës është normale dhe thuajse nuk ka fare qarkullime mjetesh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?