Pika kufitare në Kakavijë

Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 12 tetor! Përjashtim bëjnë këto kategori qytetarësh

1 Tetor 2020, 14:52| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 16:01

  • Share

TIRANW- Greqia ka vendosur të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më datë 12 tetor, por ka një kategori qytetarësh që bëjnë përjashtim nga ky rregull.

Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes: Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi; Kalimi i kamionave për transport mallrash; Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse;

Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit; Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet vetëm nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Shkak i këtij rregulli është bërë situata epidemiologjike në dy vendet dhe rritja e rasteve të reja të infektimeve. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada greke në Tiranë, e cila thekson se mbeten ende të njëjta masat kufizuese. Brenda 24 orëve lejohen të kalojnë vetëm 300 qytetarë shqiptarë drejt Greqisë.

Kalimi gjithashtu mbetet me orar. Kufiri hapet në orën 6:00 dhe mbyllet në orën 22:00. Të gjithë qytetarët që duan të kalojnë duhet të paraqesin:

 -Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

- Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit)

- Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr )

Ora 15:12
Ndalimi i udhëtimit drejt Greqisë, ministria jep njoftim të rëndësishëm: Këto kategori qytetarësh bëjnë përjashtim

Prej 7 muajsh që nga fillimi i pandemisë është krijuar kaos me udhëtimet e qytetarëve jashtë vendit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njoftim të fundit bën me dije se deri datën 12.10.2020 mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi por thekson se ka një kategori personash që bëjnë përjashtim nga ky rregull.

Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes:

- Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi;

- Kalimi i kamionave për transport mallrash;

- Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse;

- Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;

Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Τë gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

- Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

- Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit)

- Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr )

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • letisia: 12/10/2020 11:40

    po me duket shum i drejt sepse njerzit nuk e kuptojn qe ky virus eshte shum i rrezikshem ndaj dhe kreministri i shipris Edi Rama nuk i mbetet zgjidhje tjeter vecse ti gjobis njerzit sepse ai kur thot mbaje masken mbaje se nuk te kushton asgje por te mbron nga virusi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?