Foto ilustruese nga parlamenti grek

Kosova & Rajoni

Greqia miraton protokollin për Maqedoninë për tu bashkuar me NATO-n

9 Shkurt 2019, 00:39| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 06:00

  • Share

Parlamenti i Greqisë ka miratuar protokollin për Maqedoninë për t'u bashkuar me NATO-n pas përfundimit të një mosmarrëveshjeje shumvjeçare për emrin.

Protokolli u miratua me 153 vota pro ndaj 140 votave kundër

Partitë të cilat mbështetën miratimin e protokollit ishin partitë të cilat aktualisht janë në pushtet Syriza dhe Potami ndërsa Demokracia e Re partia kryesore e opozitës dhe Grekët e Pavarur ishin kundër miratimit.

Udhëheqësi i partisë opozitare Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, e cilësoi miratimin e protokollit një “humbje kombëtare” pasi vendi grek është kundër këtij vendimi. Nmr 1 i qeverisë Alexis Tsipras tejet optimist rreth këtij vendimi, u tha ligjvënësve se ata përmbushën detyrën e tyre patriotike kundër të gjitha kërcënimeve të bëra ndaj tyre dhe falënderoi anëtarët e parlamentit.

Dhënia fund e mosmarrëveshjeve për emrin i hap rrugën Maqedonisë së Veriut për tu bashkuar me NATO dhe BE

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?