Greqia në ‘luftë’ me flakët, raportohen 20 viktima

23 Gusht 2023, 10:16| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 18:37

  • Share

Qindra zjarrfikës luftuan gjatë natës për të shuar zjarrin në periferi të Athinës, duke detyruar më shumë evakuime pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve ishte i lartë për vendin. Së fundmi janë raportuar 20 viktima në Greqinë veriore.

Ditën e djeshme në pyllin Dadias ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të 18 emigrantëve, por mbrëmjen e djeshme edhe dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy zjarrëfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarret e ndara në Greqinë veriore dhe qëndrore, raportojnë mediat e huaja.

Një zjarr pranë fshatit Fyli afër malit Parnitha, rreth 25 km në veri të Athinës, u përhap në drejtim të qytetit të Menidi, ku rreth 150 njerëz duhej të evakuoheshin nga tre shtëpi të moshuarish, tha një zyrtar lokal.

Në zonë janë 202 zjarrfikëse, 65 automjete, 2 avionë dhe 5 helikopterë.

Në korrik, mijëra turistë të huaj u evakuuan nga ishulli i Rodosit, ku zjarri masiv shkrumboi nga flakët e zjarrit hotele dhe resorte të shumta.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?