Greqia vazhdon të jetë në luftë me zjarret, ndërsa mijëra turistë e banorë janë evakuuar larg zonave active. Në Rodos flakët kanë djegur edhe shtëpi, ndërsa në Korfuz emergjencat thonë se kanë situtën në kontroll
Situata me zjarret në Rodosin Jugor është jashtë kontrollit pasi frontet e zjarrit janë active aktualisht fshatrat disa fshatra, aty ku disa shtëpi kanë marrë flakë, dhe banorët kanë marrë një mesazh për t’u evakuuar.
Zjarrfikësit dhe vullnetarë ndodhen në zonë duke u përpjekur të vënë nën kontroll situatën. Në ishullin e Rodosit, situata vijon të jetë emergjente. Më shumë se 30 mijë persona, shumica turistë të huaj janë evakuuar deri më tani.
Vende si Britania e Madhe, një prej vendeve kryesore të origjinës së turistëve në Greqi, ka angazhuar disa avionë për të larguar shtetasit e saj nga zonat e përfshira nga flakët. Me mijëra të tjerë janë akomoduar nëpër ndërtesa që nuk rrezikohen nga flakët. Ndihmë të rëndësishme për vënien nën kontroll të zjarreve në ishull po japin edhe avionët dhe helikopterët turq, që u dërguan në fundjavë siç premtoi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Por kriza e zjarreve në Greqi po përshkallëzohet. Hartës në të gjithë vendin i janë shtuar edhe disa vatra në ishullin e Korfuzit.
Zjarret përfshinë disa zona pyjore pranë resorteve turistike duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorët e zonave dhe turistët. Mediat greke thonë megjithatë se situata është nën kontroll, ashtu si edhe në vatra të reja të shfaqura në ishullin Eubea.