Foto ilustruese

Kronikë
Kosova & Rajoni

Greqia ‘nën pushtetin’ e bandave, 5 vrasje në 52 ditë! Policia për shqiptarin që u ekzekutua 2 ditë më parë: Banda shqiptare brenda burgut e donte të vdekur

1 Qershor 2021, 11:39| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 11:44

  • Share

GREQI- “Lufta” mes bandave kriminale në Greqi i ka marrë jetën 5 personave gjatë 52 ditëve të fundit, duke përgjakur rrugët helene.

Ekzekutorët e pamëshirshëm nuk kanë frikë! Vrasin në mes të ditës, në mes të rrugës, në bare, pranë shkollave e më pas i hipin taksisë dhe largohen.

2 vrasjet, ajo e 32-vjeçarit shqiptar, Aris Papas dhe boksierit Tasos Mperdesis, të cilat ndodhen brenda 24 orëve, njëra në një lokal dhe tjetra në mes të rrugës, kanë shtuar kontrollet policore kudo në vend.

Të reja nga policia për vrasjen e Aris Papas!

Në vitin 2018-2019, policia ka zbuluar një bandë kriminale brenda burgut, e përberë prej 5 shqiptarësh, të cilët urdhëronin vrasje. Pas hetimeve ka rezultuar se edhe shqiptari, Aris Papas, të cilit i morët jetën me 8 plumba në kokë dhe gjoks, 2 ditë më parë, ka qenë në shënjestrën e tyre.

Sipas të dhënave, në maji të viti 2019, një “kokë” e mafies shqiptare brenda burgut “Koridalos” ka kërcënuar Aris Papas se do ta vrasë, si dhe nëse nuk do e arrinte qëllimin do t’i vriste nënën.

Kush është 34-vjeçari, Aris Papas?

Aris, ka qenë pjesë e një bande kriminale shqiptare, e cila nga viti 2006-2008 ka vrarë 11 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë. Banda ishte e njohur edhe për grabitje masive.

Si e vranë Aris Papas?

Shqiptari, Aris, ishte i sigurt se shumë njerëz i dëshironin të keqen, prandaj mbante veshur gjithmonë një antiplumb që e ka shpëtuar nga 3 atentate të mëparshme, në 2007, 2019 dhe 2021.

Por për fatin e tij të keq, dje nuk e kishte! Ai pagoi me jetën, hesapet e palara të drogës, në të cilat ishte i përfshirë.

Aris u vra teksa po pinte kafen e tij të pasdites, i ulur i qetë dhe pa menduar se 8 plumba në kokë dhe gjoks do t’i merrnin jetën.

Vrasësi e qëlloi rreth orës 18:00,  më 30 maj, dhe më pas sikur asgjë nuk kishte ndodhur, burri i hollë dhe i shkurtër siç e përshkruajnë dëshmitarët okularë është larguar me taxi.

Greqi ‘nën pushtetin’ e bandave kriminale, 5 vrasje në 52 ditë!

  • 1. Më 9 Prill- George Karaivaz, gazetari i kronikës së zezë, i cili u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij në kryeqytet.
  • 2. Në fillim të majit, biznesmeni Dimis Korfiatis, i cili u vra në ishullin, në Zakynthos.
  • 3. Më 15 maj, në Metamorfosi, ish-boksieri me pseudonimin “Kefalas” bie i vdekur, duke e goditur në zemër dhe në kokë.
  • 4. Të Dielën, Aris Papas, 34-vjeçari shqiptar që u vra në një kafene.
  • 5. Dje, boksieri Tassos Berdesis ra i vdekur në mes të rrugës nga një breshëri plumbash

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?