Greqia nis më 1 qershor vaksinimin kundër tuberkulozit: Ka efekt kundër koronavirusit

27 Maj 2020, 11:25| Përditesimi: 27 Maj 2020, 11:27

  • Share

Ndërsa Greqia po tenton t`i rikthehet gradualisht normalitetit, barra e komunitetit shkencor bie mbi parandalimin e infektimeve masive gjatë valës së dytë e të shumëparalajmëruar të pandemisë, thonë mediat vendase.

Për këtë arsye, sipas tyre, kërkuesit e spitalit Attikon kanë propozuar përdorimin e një vaksine ekzistuese për mbrojtjen e popullatës, duke qenë se një e tillë e mirëfilltë kundër koronavirusit nuk ekziston ende.

Ekspertët grekë, të drejtuar nga profesori i Patologjisë dhe Infektimeve, Evangelos Giamarellos, kanë marrë aprovimin e Agjensisë Kombëtare të Ilaceve për të nisur nga 1 qershori programin e vaksinimit kundër sëmundjes së re përmes vaksinës së tuberkulozit.

Raportet shkencore nga një sërë vendesh tregojnë se vaksina kundër tuberkulozit lidhet me një rrezik më të ulët infektimi me SARS-CoV-2. Në tre vende, Australi, Gjermani dhe Holandë, sipas shtypit grek, ka nisur programi i vaksinimit kundër Covid 19 duke u përdorur vaksina e tuberkulozit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?