Kyriakos Mitsotakis duke u vaksinuar për COVID-19

Greqia nis vaksinimin anti-COVID të qytetarëve/ Kyriakos Mitsotakis: Plotësisht pa dhimbje (VIDEO)

27 Dhjetor 2020, 13:38| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 16:52

  • Share

U vaksinua për COVID-19 kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. “Plotësisht pa dhimbje”, këto ishin fjalët e para të kryeministrit pasi ka kryer vaksinën.

"Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, sot mund të jemi optimistë," shtoi ai.

Dozat e para të vaksinës anti-COVID në Greqi kanë arritur ditën e djeshme dhe siç ishte thënë edhe nga vetë kryeministri vaksinimi i qytetarëve do të niste, pikërisht një ditë më vonë.

Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë Evropën, pasi kanë nisur vaksinimi i popullsisë në disa shtetet si Italia dhe Gjermania.

”Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për shkencën dhe Evropën, pasi vaksina u shpërnda në të njëjtën ditë në të gjitha shtetet e BE-së, duke vënë në praktikë solidaritetin evropian”, tha kryeministri gjatë fjalimi të tij pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Ai tha se figurat politike dhe shtetërore do të jenë të parët që do të marrin vaksinën për të treguar që ajo është efektive dhe e sigurt për të gjithë.

Qëllimi, i qeverisë sipas Mitsotakis është të vaksinojmë shumicën dërrmuese të qytetarëve në muajt e ardhshëm. "Unë besoj se ndërsa vaksinimi përparon dhe ne zbulojmë se vaksina është plotësisht e sigurt dhe efektive dhe bashkëqytetarët tanë të cilët mund të jenë skeptikë ndaj perspektivës së vaksinimit do të binden se kjo është gjëja e duhur për të bërë.", shtoi ai.

Në fund Mitsotakis tha se "vaksina është mënyra e vetme për të qenë në gjendje t'i japim fund aventurës së koronavirusit,  mënyra e vetme për të rimarrë kontrollin e jetës sonë, për të përqafuar njerëzit që duam dhe për të ecur përsëri përpara ”.

Ora 13:20
Infermierja që mori dozën e Pfizer e para bën shenjën ‘ok’ (VIDEO)

GREQI- Ditën e sotme ka nisur vaksinimi anti-COVID i qytetarëve në Greqi. Infermierja Efstathia Kampisiouli është bërë qytetarja parë në vend që ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Infermierja gjatë kohës që po vaksinohej, ka ngritur gishtin e madh dhe ka bërë “ok”, duke treguar se çdo gjë po shkon shumë mirë.

“U ndjeva mirë, nuk kam asnjë frikë dhe dyshim, kam bërë shumë vaksina në jetën time”, tha infermierja pasi ka kryer vaksinën.  

Personi i dytë i cili është vaksinuar është një 88 vjeçar, i cili jeton në njësinë e kujdesit për të moshuarit në Melissa në Athinë. Ai  ka shprehur dëshirën e tij për të qenë ndër të parët që do të vaksinohej sot në vend edhe më përpara në mbështetje të kësaj nisme.

 

 

 

J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?