Politikë
Top 24

Greqia nuk do të bllokojë hapjen e negociatave për Shqipërinë, por ka një kusht

29 Korrik 2019, 14:23| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 14:24

  • Share

ATHINE-Greqia nuk do të bllokojë aspiratat e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

"Greqia nuk do t'i thotë 'Jo' askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj" tha një burim i afërt me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për gazetën greke Kathimerini.

Analistët grekë thonë se Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë në mënyrë strikte marrëveshjen e Prespës.

Ndërsa në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me të dy shtetet, por mbetet për t'u parë nëse Këshilli do të ndjekë rekomandimin në tetor.

Lajmi ne mediet greke

Komento

Komente

  • Kafsha: 29/07/2019 21:26

    Po pakicat etnike të saja Greqia pse nuk i respekton?

    Përgjigju
  • ggg: 29/07/2019 20:50

    E moren Himaren me duket.

    Përgjigju
  • Fredi: 29/07/2019 18:37

    Kush janë këta? Këta janë qimja në fund të bishtit. Hahahahahaha Nuk askush!

    Përgjigju
    • Labi: 29/07/2019 20:41

      Haahahaahhahahahaha keta mbajne celsat e kashtes

  • Petrefi: 29/07/2019 14:30

    Po qe burre z. Micotaqis kruaje me Erdoganin dhe shiko pastaj se sa te vlen lekura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?