Presidentja greke dhe ai serb

Greqia nuk ndryshon qëndrim: Nuk e njohim Kosovën, kemi konsistencë politike

28 Mars 2023, 14:32| Përditesimi: 28 Mars 2023, 14:59

  • Share

Qëndrimi i Greqisë lidhur me shtetësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar, deklaroi presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, gjatë vizitës në Beograd më 28 mars.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjithmonë ka presione në nivel diplomatik, por kjo nuk ka ndikuar në pozicionin tonë, ne kemi konsistencë në politikë”, tha Sakellaropoulou pas takimit të saj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo gjithashtu theksoi se Greqia e mirëpret Aneksin për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në Ohër më 18 mars, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Greqia është e gatshme të mbështesë Beogradin dhe Prishtinën në zbatimin e marrëveshjes”, shtoi ajo.

Përveç Greqisë edhe Sllovakia, Qiproja, Spanja dhe Rumania janë pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Athina, megjithatë, ka shprehur mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian

Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergji: 29/03/2023 09:03

    Greqia e urren shqiperine. Por cti bej amerikes dhe gjermanise qe mbeshtetin shqiperine se vetem shkopinj nen rrota i kane futur dhe i fusin qe shqiperia mos eci Lobi grek ne shqiperi ka blere shume politikane dhe media dhe ndikojne. Me greqine duhet reciprocitet ne cdo detaj. Dhe mos u leshohet pe. Mjaft i duruam. Imagjino cfare shteti jemi...lejojme fene te predikoje ne gjuhe te huaj per shqiptaret...pse??!!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/03/2023 17:22

    Edvin shkjau shqipfolës hapi ”kspozit” në Greqi për tu takykardier me kryeministrin dhe preseidenten e Greqis për t’ua bër me die se s’ka det Shqiptarë nese e ndihmon Kosovën dhe menjëher kjo ”maceja ” iku në Serbi për t’ia bër dëshirën Vucicit fashist. Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar i pështirë i kombit Shqiptarë. Mashtrues ordiner.

    Përgjigju
  • Virgjili: 28/03/2023 16:59

    Greqia asht kriju me Brumin e Gjakun e Arvanitëve,në Tokë të të Parëve Arvanitas,ku asht Lagjja (e vjetra)PLAka e AKryPoli!..Pseudo Shtete të sajuara,mbi Genocidin kundra ShqipFolësave Iliro-Arbnorë-Autoktonë...!Orthodhoksia me Osmanët Antishqiptare në jetë të jetëve,pse jan ardh e na jam zanun e zaptu Trojet tona!

    Përgjigju
  • Igor: 28/03/2023 14:57

    Si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove popullit te Kosoves ju shesin genjeshtra sa i perket njohjes nga keta 5 anetare te BE,e verteta esht qe asnji prej ketyre 5 shteteve nuk dota njohi Kosoven ,Spanja frikesohet se po ta njohi ateheri Serbia mundet ta njohi Katallonjen,kater te tjeret kane fene Ortodokse dhe shohin veten ma afer me Serbine se sa me Kosoven ,merni shembull me ligjin e luftes te Greqise ndaj Shqiperise por popullit ju shesin genjeshtra kur thuan se maredhaniet ne mes Greqise dhe Shqiperise jane te shkelqyera genjeshtra ,une nuk e kuptoj Naton si pranon shtete qe ligji i luftes eshte ne fuqi ne mes dy anetareve ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?