Eno Mata, njeriu që i shpëtoi fatmirësisht një atentati në Poro të Vlorës, është lënë i lirë nga policia e këtij qyteti. Policia e Vlorës, e mbajti nën mbikqyrje Matën pas informacioneve se ai ishte në kërkim nga drejtësia greke për ngjarjen e vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Por nga ana e drejtësisë Greke gjatë kësaj kohe nuk është sjellë në Shqipëri asnjë urdhër ndalimi për Eno Matën, dhe për pasojë ai është lënë i lirë.
Policia e Vlorës deri më tani po heton vetëm në një pistë për ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Poro, ku humbi jetën 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë 32-vjeçari Eno Mata. Sipas policisë shenjestra e këtij atentati ishte i plagosuri 32-vjeçar. Dyshohet se vrasja e mbetur në tentativë e Matës është porositur në shtetin fqinj, Greqi, ndërsa ekzekutorët janë nga qyteti i Vlorës. Deri në këto momente, policia e Vlorës nuk ka asnjë person të dyshuar dhe të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë.
Vlora duhet zberthyer njeher e mirë qe te shpetojme se jeta në kete qytet eshte bere e padurueshme. Nuk dalim dot nga shpia
PërgjigjuDo vijme te jetojme ne lushnje se ka femra te bukura
Keto qytete me probleme te theksuara ne krimin kundra personit duhet te kene nje strukture te posacme ne lidhje me hetimin dhe evidentimin e elementeve kriminale.
Përgjigju