Kyriakos Mitsotakis

Kosova & Rajoni

Greqia pezullon përpunimin e kërkesave për azil për të sapoardhurit nga Afrika e Veriut, Mitsotakis: Kushdo që hyn ilegalisht do arrestohet

9 Korrik, 16:36| Përditesimi: 9 Korrik, 16:43

  • Share

Greqia ka njoftuar pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për azil, fillimisht për tre muaj, për ata migrantë që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije.

Kjo u bë me dije nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis shtoi se situata emergjente në Kretë, ku zbarkimet janë rritur, "kërkon masa të jashtëzakonshme". Në fjalën e tij para ligjvënësve grekë, Mitsotakis tha se ka informuar Komisionin Evropian për vendimin.

“Po pezullojmë për tre muaj përpunimin e kërkesave për azil për ata që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije”, deklaroi Mitsotakis.

Mitsotakis njoftoi gjithashtu ndërtimin e një qendre pritjeje të mbyllur dhe të përhershme në ishullin e Kretës për të menaxhuar fenomenin e migracionit në nivel lokal, sipas Protothema. 

"Diskutimet tona me Libinë, si me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë perëndimore ashtu edhe me atë të Libisë lindore, vazhdojnë", shtoi kryeministri, duke shpjeguar se "forcat e armatosura greke janë të gatshme të bashkëpunojnë me autoritetet libiane për të parandaluar largimin e anijeve nga brigjet" e vendit të Afrikës së Veriut.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?