Harta e strategjisë së Ministrisë së Jashtme greke

Kosova & Rajoni

Greqia prezanton strategjinë e hapësirës së saj detare, në hartë edhe ujërat e 'Çështjes së detit' me Shqipërinë

17 Prill, 17:51| Përditesimi: 17 Prill, 18:23

  • Share

Qeveria greke ka publikuar Strategjinë Kombëtare për hapësiërën e saj detare. Aty ajo specifikon dhe harton Planifikimin Hapësinor Detar të Greqisë të lidhur me synimet e Greqisë. Siç thotë Ministria e Jashtme greke në një njoftim, ky plan paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e një ekonomie blu dhe qarkulluese. Ndërkohë, kjo është hera e parë që kufijtë e mundshëm përfundimtar të shelfit kontinental grek përcaktohen dhe shfaqen vizualisht sipas pretendimeve të shtetit helen.

Por në hartën që është bashkëngjitur në këtë dokument, paraqitjen edhe kufinj detarë (det territorial dhe shelf kontinental), për të cilat ka pretendime edhe Shqipëria. Aty sipas Profesor Osman Metallës pasqyrohen në mënyrë të plotë pretendimet e Greqisë në raport me delimitimin e hapësirave detare me Republikën e Shqipërisë. 

Profesor Metalla ngre shqetësimin se autoritetet shqiptare nuk kanë bërë një reagim në lidhje me këtë dokument të shtetit grek. Ai shkruan se në këtë hapësirë, shtetet kanë detyrimin, sipas Konventës për të Drejtën e Detit, të kenë një sistem informimi reciprok. 

Në tetor të vitit 2020, Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Deri atëherë, në lidhje me çështjen janë hedhur pak ose aspak hapa konkrete. Shqipëria dhe Greqia duhet të bien dakord për pikën specifike për të cilën nuk gjejnë dakordësinë në këtë çështje e më pas atë tia lënë në shqyrtim Hagës. Në vendin tonë ngërçi prej disa vitesh është krijuar në presidencë. Në shtator të vitit 2023 Presidenti Bajram Begaj deklaroi se po shqyrton mundësinë e ringritjes së grupit negociator për një marrëveshje me Greqinë. Kreu i shtetit ka relacionin për grupin negociator në tryezën e tij, por nuk është shprehur ende në lidhje me të.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?