Greqia rihap kufijtë më 1 korrik, por turistë nga 9 vende nuk do lejohen të hyjnë

26 Qershor 2020, 16:49| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 16:52

  • Share

Duke filluar nga 1 korriku Greqia do rihap fluturimet ajrore për turistët nga vendet jashtë Bashkimit Europian

Sipas gazetës greke protothema.gr, vendet për të cilat ndalimi i fluturimeve do të vazhdojë të zbatohet janë:

Britania, Suedia, SHBA, Rusia, Izraeli, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Maqedonia e Veriut.

Lista merr parasysh përhapjen e koronavirusit në vende të ndryshme dhe kriteret bazohen në të dhëna epidemiologjike.

Të gjithë udhëtarët që do duan të shkojnë në Greqi do të plotësojnë një formular të veçantë elektronik  paraprak. Do kryhen gjithashtu testet e marrjes së mostrave të tamponit dhe ata që do të rezultojnë pozitiv do karantinohen për 14 ditë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?