Foto ilustruese

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija, mbyllet gjatë natës pika kufitare

4 Gusht 2020, 18:44| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 18:59

  • Share

TIRANË- Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, që i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët. Burime të sigurta për gazetarin e Report Tv bëjnë me dije se nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditorë për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës!

Gjithashtu, theksohet se nga nesër kjo nyje kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00. Që do të thotë përgjatë kësaj fashe orare nuk do mund të kalojë në Greqi dhe e gjitha kjo bëhet me qëllim të të gjithë shqiptarët t'u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19. Ajo do të jetë funksionale nga ora 06:00-22:00. 

Kjo masë vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa emer: 04/08/2020 21:51

    Te shkoj SPAK ne Greqi dhe te hetoje

    Përgjigju
    • fak ju biç: 04/08/2020 23:01

      e cthua mo injorant

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?