Ambasada greke në Tiramë

Kosova & Rajoni

Greqia shtyn deri me datën 7 qershor masat kufizuese me Shqipërinë

30 Maj 2021, 15:43| Përditesimi: 30 Maj 2021, 16:05

  • Share

Greqia ka vendosur që të shtyjë sërish masat anti-COVID me Shqipërinë.

Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 7 qershor 2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Greqia dhe hyrja në Shqipëri është e hapur për të gjithë mjetet dhe udhëtaret ndërsa dalja nga Shqipëria dhe hyrja në Greqi lejohet vetëm për punëtoret sezonale nga ora 8-16.

“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor 2021”, shkruan Ambasada.

Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ministria e Jashtme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 30/05/2021 18:15

    Keta rrofte sebepi,jane kellirat e evropes,jan qelbisira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?