Foto ilustruese

Greqia shtyn masat anti-COVID për shqiptarët deri më 7 shkurt! Pavarësisht vaksinimit, duhet test negativ dhe plotësimi i formularit elektronik

25 Janar 2022, 11:29| Përditesimi: 25 Janar 2022, 11:34

  • Share

Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-COVID deri më datë 7 shkurt 2022. Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt shtetit grek, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose të diagnostikuar me koronavirus, janë të detyruar të paraqesin testin negativ PCR të 72 orëve të fundit ose test të shpejtë antigjenik 24 orë para udhëtimit.

Sakaq, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi duhet të plotësojnë formularin elektronik PFL (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Këto masa vlejnë për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafëbotës funksionojnë gjatë 24 orëve ndërsa Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?