Kosova & Rajoni

Greqia sërish në luftë me flakët, vatra të reja në Vilia dhe në Ishullin e Evia-s

23 Gusht 2021, 12:03| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 13:23

  • Share

Për të dytën herë brenda një muaji Greqia, sërish është përfshirë nga flakët. Orët e para të mëngjesit një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore në zonën Kaza të Vilia, Attica, në afërsi të vendit ku u shkrumbuan më shumë se 80,000 hektarë pyje dhe shtëpi.

Edhe Ishulli i Evia, është përfshirë sërish nga flakët. Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret  gjatë natës në ishull të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri që shpërtheu në ishullin Evia detyroi evakuimin e disa banorëve.

Zjarri që përfshiu një pjesë të ishullit më 22 gusht po përhapej në drejtim të fshatit turistik bregdetar Marmari dhe Kokkini.

Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën një "rrezik shumë të lartë" zjarri në shumë zona të Greqisë.

Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Që nga muaji korrik zjarret e egra kanë shkatërruar ishujt Evia dhe Rodos si dhe pyjet në veri dhe juglindje të Athinës, dhe disa pjesë të gadishullit të Peloponezit. Si pasojë, tre persona kanë vdekur.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?