Meta uron presidenten e re greke: I bindur që do forcojmë bashkëpunimin

13 Mars 2020, 18:51| Përditesimi: 13 Mars 2020, 19:07

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka uruar Katerina Sakellaropoulou e cila u betua ditën e sotme si presidente e Greqisë. Duke i uruar sukses në detyrën e saj të re, Meta shpreh bindjen se do të forcohen më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“ Me rastin e betimit sot si Presidente e re e Republikës Helenike, kam kënaqësinë t'i uroj Sh.S.Znj. Katerina Sakellaropoulou sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë dhe post shumë të rëndësishëm. I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit, dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë”, shkruan Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?