Kronikë

Greqia zgjeron territorin e varrezës së ushtarëve në Manastirin e Këlcyrës, ceremonia larg syrit të mediave, i pranishëm edhe Konsulli grek në Gjirokastër

29 Tetor 2021, 11:33| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 18:38

  • Share

Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës. Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941 të cilët janë rivarrosur në këtë varrezë, ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë. Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias.

Të pranishëm kanë qenë përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës. Ka rënë në sy edhe pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës, Dimitris Saharidis, sekretarja e çështjeve politike në Ambasadën greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas që është nga komiteti i ekspertëve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të ushtrisë greke.

Burime për Report Tv thanë se rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve greke do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj pasi nuk ka mundësi për rivarrime të tjera, qofshin këto dhe murale.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/10/2021 00:50

    Ne kete pike nuk kemi c'te themi, se na kane zene mat.Perderisa kemi varreza ushtaresh nga vende te tjera,si gjermane,angleze,etj,nuk mund te bejme preferenca.Ose te tere,ose asnje.Ceshtja eshte ,qe cdo i varrosur te jete i identifikuar nepermjet ADN,qe te mos perseritet rasti i Permetit (fshatit ku ndodhi ,nuk me kujtohet) ku u shiten eshtrat e shqipove,per greke,gjithashtu duhet qe shteti t'i mbaje nen verzhgim qe te mos varrosen ushtare te vrare pertej kufirit,ne Greqi dhe te importuar qellimisht ne Shqiperi pas vdekjes,po keshtu duhet kujdes qe te mos varrosen si njerez qen,mace arinj,e ujqer.

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 29/10/2021 17:11

    Po te ishte per komentuesit anonim, Edi Rama duhej denuar me vdekje per tradheti kombetare. Po te ishte per komentuesit anonim, kombi shqiptar duhej shpallur i poshter dhe i pashpres. Por lexuesit te bejn kujdes dhe te mos bjen preh e propagandes qe zhvillohet me komentet nga shqipfoles anonim. Marreveshja per varrezat e ushtareve grek eshte firmosur nga qeveria Berisha. Zgjerimi eshte thjesht vazhdimesi teknike e asaj marreveshje kur gjenden eshtra te tjera ushtaresh. E rendesishme eshte qe komisioni teknik kur marrin pjese kspert shqiptar ta bejn verifikimin ne menyre korrekte, dhe jo si ne kohen e nje qeverie te shkuar kur perdoreshin eshtra shqiptaresh per varreza greke. Perpiquni sa te doni ta pershkruani Ramen si tradhetar, por nuk ishte Rama ai qe nenshkroi marreveshjen e varrezave dhe as marrevshjen e detit. Ka kaluar koha e tradhetareve qe leshonin territor me marreveshje, dhe qe lejonin eshtra shqiptaresh te perdoreshin per varre greke.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 29/10/2021 12:39

    Po çfarë bëhet kështu! Ç'është kjo vdekje ose shitje e qeverisë, që i nënshtrohet çdo teke absurde të qeverisë greke. Këtu prej kohësh pushtetin e kanë grekët. Populli shqiptar nuk ekziston, për grekët jo e jo, po as për qeverinë e tij, e cila po ia dhuron pak nga pak Greqisë të tërë territorin. Si mund të jepet territor fshehurazi, ndërkohë që s'duhet dhënë as hapur. Nëse lajmi është i vërtetë, dhurimi (qoftë edhe shitja) e territorit duhet anuluar urgjentisht. Nuk ka askush tagër kushtetues, madje as populli, për të bërë askënd pronar të Atdheut. Kjo është sjellje katastrofike antishqiptare.

    Përgjigju
  • Varrezat: 29/10/2021 12:08

    Po janullen, aty do e varrosni,se ai e shkriu e do ta shkrije deri ne fund jeten per verin e pirit???? greket jane legena,merren me te vdekurit. Po te kene byth te vijne si pushtues ketu e do ta shikojne te semes ne valle.

    Përgjigju
    • Arbëri: 29/10/2021 12:45

      Janullat janë krerët tradhtar të shtetit, Sala likja Rama e kështu me radhë. Jo vetëm greku, por edhe serbi do filloj së shpejti të ngris varreza memoriale në Lumë e gjetkë për ushtarët gjakatar që masakruan fëmijët grat dhe pleqët shqiptar... Pse jo kur në votojmë tradhtarët e kombit shqiptar për të qeveris këtë vend të bekuar...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?