Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Greqi, ku një grua 40-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj.
Informacionet thonë se fqinjët kanë dëgjuar zhurmë dhe zërat gjatë debatiti mes çiftit, të cilët pas kësaj kanë njoftuar dhe policinë. 40-vjeçarja u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë përdhese, dhe kishte shumë mavijosje në trup.
Sipas dëshmisë së njërit prej fqinjëve thuhet se e kishte parë 51-vjeçarin shqiptar duke e tërhequr prej flokësh gruan e tij dhe duke e kërcënuar se do ta vriste.
Kur ajo u gjet, u dërgua menjëherë në spital, ku edhe ndërroi jetë. Raportohet se në zonë është gjetur edhe një thikë e shtrembëruar dhe me gjak. Gruaja punon në një hotel të zonës dhe dyshohet se bashkëshorti ka qenë xheloz për të.
Mediat greke thonë se gruaja e ka denoncuar dy herë në polici bashkëshortin, ndërkohë vijon puna për kapjen e tij.
Lajmi kryesor:
Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë, 40-vjeçarja e kishte paditur dy herë burrin e dhunshëm
S.C/ReportTv.al