Greqi-Mitsotakis: Do rihapim turizmin për vendet me të dhëna të ngjashme epidemiologjike

27 Maj 2020, 12:55| Përditesimi: 27 Maj 2020, 12:56

  • Share

Do të hapim turizmin me vendet me të dhëna të ngjashme epidemiologjike me Greqinë, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ardhja e sigurt e turistëve në Greqi dhe rimëkëmbja ekonomike nga pandemia e koronavirusit ishin pikat qendrore të intervistës së kryeministrit grek për gazetën gjermane “Bild”.

Duke përshkruar rinisjen e turizmit në Greqi me gjithë konsideratat e sigurisë shëndetësore dhe faktin që vendi ka mbajtur në minimum rastet e infeksioneve dhe viktimave nga COVID-19, ai tha se synojnë të hapin aktivitete turistike me vende që kanë të dhëna të ngjashme epidemiologjike me ato të Greqisë, siç është Gjermania, që ka nivele të ulëta të shpërndarjes pandemike.

”Turistët gjermanë janë të mirëpritur në Athinë që nga 15 qershori dhe në ishuj që nga 1 korriku”, deklaroi ai.

Për t’i bërë vizitorët dhe turistët të ndjehen të sigurt në Greqi, Mitsotakis shtoi se do të përballen me kontrolle në aeroporte dhe do të kenë akses në udhëzimet themelore dhe vendndodhjen e spitalit më të afërt përmes një aplikacioni elektronik.

“Nëse dikush ka nevojë të testohet do të sigurohemi të ketë teste të mjaftueshme në të gjitha ishujt, madje edhe ishujt e vegjël, ndërsa do të jetë e mundur që, nëse është e nevojshme, një vizitor të transportohet në një spital të Athinës”, shtoi ai.

“Përsa i përket gamës së shërbimeve që turistët do të gjejnë në Greqi, autoritetet shëndetësore nuk kanë vendosur ende për hapjen e klubeve të natës, bareve dhe diskotekave”, theksoi ai.

Komento

Komente

  • Kafsha: 27/05/2020 13:21

    Nuk i duhene Shqiperise jorgjete për asgje! Kufijte mbyllur pergjithmone me jorgjete se vetem probleme na krijojne. (Qe ta sqarojme, kur flasim për jorgjet nenkuptohen origjinalet dhe jo Alinjte, Bexhetet e Bajramet e genjeshtert pseudojorgje)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?