Pas grevës 24 orëshe të doganierëve të palës greke në Kakavijë, e cila dje shkaktoi radhë të gjata të automjeteve të transportit të mallrave, në pjesën greke, përsëri sot paraqitet e njëjta situatë.
Sikurse shihet dhe nga pamjet e Report Tv, ka një rradhë të gjatë kamionësh që janë në pritje për të kaluar kufirin.
"Kam një 2 orë. Asnjë gjë nuk kanë thënë, presim”, tha një emigrant. “Kam 2 orë. Thonë sikur e kanë mbyllur fare për makinat e vogla”, u shpreh një tjetër.
“Çfarë të bëjmë. Paguam testin. 3 tamponë”, tregoi një tjetër.
Greva u zhvillua për shkak se punonjësit e palës greke kërkuan rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.
Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë.
Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
O doganjer, po krimin ekonomik perse e do, apo qe te marre pjesen e tij dhe ai, dhe keshtu rritet "tarifa", ky sistem keshtu e ka do te mos paguash? Mos bej pislliqe, ndryshe do hidhesh ne valle,ju dhe rrumpalle dhe pa "tarife", sikur nuk shkon...
PërgjigjuTani qe u hap dogana nesoj se mallrat kinez, gomat e perdorura, gjeja gjalle(viçat), etj etj do versulen per te kapur kuotat e duhura te grabitesve te rradhes ne dogana. Ku e ke krimin Ekonomik o sander lleshi, ku eshte shteti o edi rama, pse kapshtica dhe Kakavija po shqyhen ???!! Pyetja retorike ne fakt. Ajo dihet gazheli me llum se gjonin
Përgjigju