Politikë

Greva e naftëtarëve/ Kryemadhi: Kemi kërkuar nga SPAK të hetojë aferën korruptive në Ballsh

27 Tetor 2020, 09:48| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 17:51

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët u shpreh se ata i janë drejtuar SPAK për të hetuar atë që ata e quajnë aferën korruptive me rafinerinë e naftës në Ballsh. Ajo thotë se i kanë kërkuar KLSh informacion për situatën në rafinerinë e Ballshit.

"LSI iu drejtua SPAK për të hetuar aferën korruptive në Ballsh. I kërkuam KLSh informacion për situatën në Rafinerinë e Ballshit. Solidarizohemi me gratë që janë në grevë në Ballsh. Përgjegjësia e shtetit për rafinerinë e Ballshit është e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin e naftëtarëve. Ne kemi 70 lekë më shumë naftë se Maqedonia e Veriut. 70 lekë është për naftën vendase. Minimumi 90 mln euro fut shteti shqiptar nga përqindja që ka më shumë çmimi i naftës tonë" - tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka komentuar dhe qëndrimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi për të pritur opinionin e Venecia përpara se të votohet Kodi Zgjedhor.

Ajo mbështet qëndrimin e tij e më pas deklaroi se Rama ka frikë dhe ka treguar mosbesim duke u shprehur se Kodi Zgjedhor do të votohet sa më parë.

"Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë angazhimi në këshillin politik i cili ka qenë i vështirë nga sjellja e mazhorancës. Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit e cila është një pikë që krijon një garanci të ndërkombëtarëve. Ajo çfarë ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese të 5 qershorit, Varhelyi i kërkoi mazhorancës që të presë opinionin e Venecias. Rama ka treguar mungesë të besimit. Unë e mirëpres kërkesën e komisionerit për zgjerim. Kjo nuk do të thotë se puna jonë do të ngelet deklarative. Synimi ynë është 25 prilli. Edhe Taulant Balla të numërojë votat e opozitës më 25 prill, nuk mund ta ndryshojë dot rezultatin e fitores" - tha Kryemadhi.

Ndërkohë ajo ka shprehur dhe fokusin e LSI-së nëse do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryemadhi tha se e rëndësishme është që të shkëputen nga "aksidenti" Rama.

"Përsa i përket angazhimit të LSI, ne jemi të fokusuar tek të rinjtë dhe arsimit. Ajo që është shumë e rëndësishme është të shkëputemi nga aksidenti Rama. Ne kemi sjellë një produkt të shëmtuar. LSI një nga pikat më të panegociueshme është çështja e integrimit europian.  Kemi disa pika të përbashkëta me PD, çështja e koncesioneve si dhe disa të tjera që do t'i shpalosim më vonë.  Njerëzit kërkojnë diçka të re. Ajo që është e  rëndësishme se anëtarësimi në LSI nga të rinjtë, profesorë që kanë ardhur nga jashtë. Është një prezencë e jashtëzakonshme. Mendoj se LSI i ka kapacitetet e saj në përfshirjen e figurave të reja. Miksimi i futjes së figurave të reja, edhe në një përfshirje tjetër për realizimin e reformave. Mendojmë që përfshirja e shumë vajzave dhe djemve që kanë qenë jashtë është i rëndësishëm. Të jeni të bindur që ka shumë prej tyre se edhe pse nuk kanë tundur ndonjëherë flamurin e partive të tyre, janë më shumë patriotë. Unë kam besim tek brezi i ri, te forca e tyre" - tha Kryemadhi.

Ora 10:41
Kryemadhi: Mbështesim qëndrimin e Varhelyi! Rama ka treguar mosbesim dhe frikë

Kryemadhi ka komentuar dhe qëndrimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi për të pritur opinionin e Venecia përpara se të votohet Kodi Zgjedhor.

Ajo mbështet qëndrimin e tij e më pas deklaroi se Rama ka frikë dhe ka treguar mosbesim duke u shprehur se Kodi Zgjedhor do të votohet sa më parë.

"Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë angazhimi në këshillin politik i cili ka qenë i vështirë nga sjellja e mazhorancës. Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit e cila është një pikë që krijon një garanci të ndërkombëtarëve. Ajo çfarë ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese të 5 qershorit, Varhelyi i kërkoi mazhorancës që të presë opinionin e Venecias. Rama ka treguar mungesë të besimit. Unë e mirëpres kërkesën e komisionerit për zgjerim. Kjo nuk do të thotë se puna jonë do të ngelet deklarative. Synimi ynë është 25 prilli. Edhe Taulant Balla të numërojë votat e opozitës më 25 prill, nuk mund ta ndryshojë dot rezultatin e fitores" - tha Kryemadhi.

E.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 27/10/2020 17:59

    NAFIJE DYBEKU EDHE PAK DHE NE BURG DO PERFUNDONI TE DY BURRE E GRUA...SPAKU PO JU HETON..

    Përgjigju
    • tosi: 27/10/2020 21:50

      Nafije dybeku ka ikur per lesh, flet mrroklla, niveli intelektual zero , kalon nga nje dege ne tjetren. Eshte bere si Nurija e Lymit ne kombinat qe shet letra higjenike

  • robi: 27/10/2020 17:16

    Oh sa e merzitur eshte Nafije dybeku i baxhikes per naftetaret, u tret e shkreta , shiko si i jane zmadhuar vrimat e hundes dhe si i jane deformuar kryqet nga vajtjet qe po kalon per naftetaret.

    Përgjigju
    • raul: 28/10/2020 09:20

      sa leke duan 10 familje naftetaresh ne muaj harxhon Nafija vetem per macen Sasha te ciles i ka vene ne dispozicion nje veteriner, nje kuzhinier, nje psikolog, nje infermiere, nje bebisiter, dhe nje bahcevan sepse sasha do kushte te mira jetese. Cohu o Enver dhe nje here se na mbyten bllokmenet e rinj, se ju paskemi rene ne qafe kot...

  • Ini: 27/10/2020 17:00

    Si mendon ende kjo felliqsire grua se mund ta votoj kush. Femra me e urryer ne shqiperi. Vajti beri lifting fytyres e u mbush me silikon e hoqa bajamet tha, cfare turpi nga cfare vermje e monstrash e baxhellash perfasohemi. ✌️

    Përgjigju
  • BRRUTALITET: 27/10/2020 10:28

    Shikoni o Shqiptar se kush ju a bën politikën juve një fshatare ordinere një buçe e ler pa din e pa iman si monika qelbësira. Një rugaçe një femër pise injorante hajdute imorale e kjo paçavure e ndyr drejton politikën qenef të Shqipris. Çfar tragjedi komike është për Shqiptarët e vuajtur që të ket mbi vete qenefe të tilla si kjo buçe fshatare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?