Greva e naftëtarëve në ditën e 8/ Rëndohet gjendja shëndetësore e tyre, marrin serum aty ku janë strehuar! Kërkojnë reagim nga kryeministri

5 Tetor 2020, 11:29| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 20:46

  • Share

Greva e urisë së naftëtarëve ka hyrë në ditën e 8. Gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rënduar teksa disa prej tyre kanë shfaqur probleme serioze.

Në vendin ku ata strehohen kanë mbërritur dhe disa mjekë të cilët i kanë vizituar. Shumë prej kanë shfaqur probleme me tensionin, zemrën, marrje mendsh.

Ata nuk duan të shkojnë në qendrën shëndetësore pasi i druhen infektimit nga koronavirusi. Grevistët i bëjnë thirrje politikanëve që të ndërhyjnë për situatën e tyre.

Një prej mjekeve thotë se ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për mjekim të menjëhershëm.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?