Greva e naftëtarëve, zv. ministri i Infrastrukturës për privatizimin e Rafinerive: Procesi është një dramë e lindur nga familja Berisha që në 2008 (VIDEO)

12 Tetor 2020, 12:06| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 12:57

  • Share

TIRANË- Ilir Bejtja si zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka folur lidhur me situatën e naftëtarëve dhe privatizimin e Rafinerive të Naftës.

Bejtja ka thënë se ky është një proces që vjen si dramë e lindur që në 2008 nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njerëzit përreth tij.

"S'kemi pasur asnjëherë fuqi vendimarrëvese, apo ngritjes së një këshilli mbikqyrës, apo caktimi i një adminiastrori. Shteti ka qenë gjithmonë në minorancë. Ky ka qenë procesi i privatizimit. I korruptuar dhe i dështuar.

Që në fazën e parë që në mënyrën se si u privatizua si u lanë kapitalet. Ka një proces i cili është i gjithi i një dramë e lindur nga se sdua të bëj politikë, i lindur nga familja Berusha dhe të gjithë njerëzit përrreth  tyre që në 2008", tha ai.

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit sot janë në ditën e 15 të grevës dhe thonë se s'do të ndalen derisa të plotësohen kushtet e tyre për rifillimin e punës dhe marrjen e pagave të papaguara. Në mbështetje të tyre sot kanë dalë edhe qytetarët e tjerë.

Komento

Komente

  • Ardita: 12/10/2020 17:40

    Po ne 8 vjet ne pushtet, cfare keni bere per ta ndryshuar dramen e lindur ne vitin 2008?

    Përgjigju
  • eri: 12/10/2020 15:21

    Je supermashtrues o pis.

    Përgjigju
  • real: 12/10/2020 14:49

    Ik more pis m.ti se ti je nje qelbesire qe se ke shokun.habitem si nuk te heqin nje ore e mepare o mashtrues i naftetareve.

    Përgjigju
  • UKU MAMLIT: 12/10/2020 13:36

    Qeveria e rilindjes dhe kryeministri aktual eshte mbrojtesi me aktiv i krimit shteterore gjate ketyre 30 vjeteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?