Greva e shqiptarëve në burgjet e Korfuzit, nga lehtësimi i kritereve të rrepta tek lirimi me kusht, ja çfarë kërkojnë ata

10 Dhjetor 2023, 14:50| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 17:25

  • Share

Rreth 70 të burgosur të burgjeve të Korfuzit, pjesa dërrmuese e tyre me kombësi shqiptare, kanë hyrë në grevë urie, pasi kanë paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë lehtësimin e rreptësisë së kritereve me të cilat vendosen licencat dhe lirimin me kusht.

Njëkohësisht, ata ngrenë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rekrutimin e personelit mjekësor dhe punonjësve socialë, si dhe të një mjeku rezident.

Një i burgosur, i cili foli me telefon për mediat shqiptare, kërkoi ndërhyrjen e ambasadës shqiptare pranë autoriteteve greke për të plotësuar kërkesat e tyre.

Burime nga Administrata e Burgut të Korfuzit theksuan për median greke ERT,  se lirimi me kusht ose licencat e burgut miratohen nga Këshilli i Burgjeve i kryesuar nga një prokuror dhe vendimet nuk lidhen vetëm me kriterin kohor, por marrin parasysh shumë parametra të personalizuar.

Sa i përket kërkesave për personel, të njëjtat burime nënvizuan se është bërë një shpallje si për punonjësit socialë ashtu edhe për infermierët, pozicione që pritet të plotësohen në muajt në vijim, ndërsa sa i përket mbulimit mjekësor, megjithëse ka njoftim, ende nuk është shfaqur interes për pozicionet në fjalë. Megjithatë, nevojat mbulohen me turne nga mjekët, dy deri në tre herë në javë në klinikën e Burgut. Ju rikujtojmë se, greva e urisë filloi të enjten (7 Dhjetor).

 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?