Pika e kalimit kufitar në Kapshticë e boshatisur

Greva e sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi në pikat kufitare me Greqinë! Nuk lejohet të kalojë asnjë makinë, vetëm këmbësorët

3 Prill, 08:54| Përditesimi: 3 Prill, 09:58

  • Share

Për shkak të protestës së sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë. Konkretisht në 4 pikat Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Që prej ditës së djeshme, por edhe sot, nuk lejohet kalimi për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi. Pra, nëse mjetet apo kamionë nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare. Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojnë lehtësisht.

Sa i takon pikës së kalimit kufitar në Kapshtisë, gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se gjatë ditës së djeshme lëvizjet kanë qenë shumë të pakta sidomos në dalje të Greqisë ku përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 307 shtetas. Një numër pak më i lartë është regjistruar në hyrje ku përgjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë drejt vendit tonë 600 shtetas.

Sipas policisë arsyet se pse qytetarët kanë udhëtuar drejt vendit tonë dhe anasjelltas kanë qenë për arsye të ndryshme, por që kryesisht lidhen me emergjencat shëndetësore ndërkohë që ajo që bëhet e ditur dhe që theksohet është se është lejuar hyrja apo dalja si këmbësorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?