Të dënuarit në burgun 41 bis ngrihen në grevë? Reagon për Report Tv Drejtoria e Burgjeve: Kanë refuzuar ushqimin

17 Qershor 2022, 21:42| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 21:55

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se në burgun e sigurisë së lartë '41 Bis', të dënuarit nuk janë futur në grevë urie.

Sqarimi i drejtorisë së Burgjeve për Report Tv, vjen pas një lajmi të publikuar në media se të dënuarit janë në grevë, ndërsa thekson se ato kanë refuzuar ushqimin. Greva në burgje ka të tjera rregulla, të cilat nuk janë plotësuar, pasi ato nuk kanë plotësuar as kushtet dhe as formular.

Ato kërkojnë televizor brenda në qeli dhe tashmë po shihet mundësia të vendoset televizor me kanale të kontrolluara. Ndërkohë frigorifer nuk lejohet pasi ligji e ka të sanksionuar vetëm ushqim nga regjimi i burgut.

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 18/06/2022 15:29

    more cte keqe Kan kerkesat e ketyre. TV ushqim dhe te zbatohet regullorja 1takim me familjaret. pse shteti nuk e respekton loghi. pastaj pse nje i paraburgpsur duhet te ri aty. se ligjin Thot eshte i pavfajshrn deri sa nuk mer vendi. shteti une nuk respekton vete ligjin.

    Përgjigju
  • Burgu: 18/06/2022 09:58

    Tebpakten per nje njeri e di un qe kantel se komunikon me tel dhe ne 41 bis skan faj keta faj ky shtet k*rv we fut brenda arbi9n alioko mavricme boj falet 5 her ne dit as apel ska ber per denimin e vet thjesht per numer e kan ven dhe njerzit e tjer qe tallin trapin jan me aipode brenda e nisin urdhra e presione varja shteti v* qe kemi ne shpresojn nje dit te vej ndonje minister atje

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 18/06/2022 01:42

    N.q.s Regjimi 41-bis eshte dhe zbatohet sic e percakton Ligji ("Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë."), si eshte bere e mundur te realizohet E KOORDINUAR GREVA E URISE E TE BURGOSURVE brenda ketij Regjimi, pra JO E NJE TE BURGOSURI TE VETEM?!

    Përgjigju
  • Iris: 18/06/2022 01:06

    Dashkan TV keta kriminele,mos duan dhe puro dhe /bunny girls/ si kompliment?!Prandaj quhet 41 Bis,sepse ashpersia e tij eshte 100 % e merituar per okupantet e tij.Mos u beni asnje leshim se dhe ky eshte shume humanitar per keta vemje.Keta duhet te kishin modelin amerikan te burgjeve te sigurise te larte,qe t'ju dukej pastaj 41 Bis-i i kopjuar nga italianet si Kovaleshenca e Durresit.

    Përgjigju
  • Turi: 18/06/2022 00:26

    Na plasi Raku se po bojn greve kta fekalet. Lerini dhe pa uje e te ngordhin se boll ban ber pislliqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?