Teksa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet, gratë naftëtare shprehen se do të vijojnë sërish. Një prej grevisteve shprehet se nuk do të dalin prej aty pa fituar lekët që kanë nxjerrë me djersë.
"Është dita e 18 e grevës. Do të vazhdojmë përderisa ne kemi marrë këtë risk përsipër, është e kotë nëse nuk fitojmë gjë. Largimi nga familjarët është shumë e vështirë. Unë jam me diabet jam shkëputur ndonjë ditë pasi jam me diabet dhe kam marrë mjekim. Nuk bëhet fjalë të dalim nga greva. Pa fituar lekët që kemi nxjerrë me djersë" - tha një prej grevisteve.
Lajmi kryesor:
Gratë naftëtare të vendosura, vijojnë në ditën 18 të grevës: Nuk dalim pa fituar lekët që kemi nxjerrë me djersë (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al