BALLSH- Në sallën ku naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë prej më se një jave ka kapluar zia. Vdekja e Artan Voshtinës, kolegut të tyre, ndonëse për shkaqe natyrore ka shtuar zemërimin në radhët e tyre pasi bëjnë fajtor kryesor kompaninë. Voshtina ishte punonjës i rafinerisë prej shumë vitesh, që fëmijëri tregojnë shokët e tij, dhe ka dhënë gjithçka nga vetja për këtë punë, por pa marrë asnjë në këmbim, jo vetëm moralisht, por as ekonomikisht. Me shiritë të zi në kokë, si një shenjë nderimi dhe respekti për Artanin, sot kërkesa e grevistëve ka ndryshuar. Ato i kanë vënë afat pronarit të kompanisë që të paguajnë pagat e prapambetura familjes se Voshtinës dhe të paguajnë të gjitha detyrimet, në të kundërtën do të përballet me zemërimin e tyre.
"Situata është më e vështirë nga të gjitha ditët, kemi humbu shokun tonë. Nuk ka gjë më të rëndë, dhe me heshtjen e tyre nga kompanitë jemi tejet të irrituar. Ndoshta nuk është dita për të bërë thirrje, por unë po u bëj. Me heshtjen e tyre na shtojnë urretjen. U bëj thirrje dita e nesërme ultimatim, na bën ky hidhërimi më të fortë, heshtja e tyre do na bëjë më të fortë. Që fëmijë ka ardhur në rafineri, la dy fëmij mbrapa dhe nuk mori asgjë nga kjo kompani, iku dhe la me borxhe familjen. Ai e di me sa borxhe ka lënë mbrapa. Ai nuk ka shkuar në botën tjetër, se është akoma i pambuluar. T'i çojë detyrimet, në të kundërtën do të përballet me urrejtjes nesër, nuk do jetë qeveri dhe perëndi ta ruaj nesër të futet në uzinë, në rast se nuk do të shlyej detyrimet", shprehet një nga grevistët.
Vendi i Artan Voshtinës nuk është lënë bosh. Ai është zëvendësuar nga një tjetër punëtor, i cili thotë se kompania u ka bërë premtim që do u paguajë një pjesë të lekëve të paprapambetura, por kjo sipas tyre nuk u jep një zgjidhje pasi janë të pakrahasueshme me "borxhe deri në fyt".
"Kam hyrë unë në vendin e tij, ne kërkojmë të drejtën tonë. Po bëjmë 5 muaj, pa asnjë lloj të ardhure. Shteti nuk vë dorë, as kompania. Çfarë mund të themi ne. Është rritur këtu, ka lidhur jetën me këtë uzinë, çfarë mund të themi. Do e vazhdojmë pa asnjë mëdyshje, s'ka rrugëzgjidhje tjetër. Nuk është rrugëzgjidhja jonë që të marrin 200 mijë lekë. Kemi hyrë mbi 2 mln lekë borxh në pikat e shumicës, nuk është rrygë zgjidhje 200 mijë lekëshi që do na japin këta. I zëmë se kompania do na i japë tani, ça do bëjmë me këto lekë", tregon grevisti që zëvendësoi Voshtinës.
Artan Voshtina ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një ataku në zemër. Ai mori pjesë ditën e djeshme në tubimin paqësor që u zhvillua në mëngjes në qendër të Ballshit për rreth 30 minuta dhe më pas u kthye në shtëpi. Në mbrëmje zemra e tij ndaloi së punuari. Familja ka hapur dyert e mortit ditën e sotme për t'i dhënë lamtumirën e fundit familjarit të tyre.
Qeveria duhet te nderhyji per keta persona menjehere.
PërgjigjuPo pse e pranuat Nafije dybekun e leshitlikes, tani i shkofshi prapa femres me te urryer te planetit...
PërgjigjuShqiptar jane edhe ata qe interesohen per shendetin e grevisteve ca problemi ka ktu se erdhen ata o njerez parahistorik.Njerez te vegjel dhe te turpshem.idjota.Solidariteti eshte per te gjithe nuk jemi kafsh tu themi ikni se jeni te djathte apo te majte.Qeveria eshte ajo qe ka mbyll sy e vesh.qeveri plere qe meriton vetem nje urrejtje nga klasa me e vrare naftetate.
Arkitekti i komuniznit.Ata te pakten e moren rrugen edhe pane nga afer gjendjen po keta rilindasit i denofte zoti atje ku duan me shume se me kete indiferentizem i vrasin per se gjalli.ne djall ps.pd.lsi e cka tjeter.zoti i djegte keto parti mafjoze.
PërgjigjuBejeni greven pa njerez politike si arlind qorri dhe monika kryemadhi, vetem ashtu do te fitoni. Mos i lejoni ata tu perdorin.
Përgjigju