Deputetja Grida Duma, kritikoni nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD kryedemokratin Lulzim Basha. Duma theksoi se ishin gabimet e Bashës që çuan qindra demokratë në Kuvendin e 11 dhjetorit që u thirr nga Berisha. Duma i bëri thirrje të gjithëve që mos t'i kthejnë SHBA-të në një sinonim të Lulzim Bashës. Deputetja deklaroi se PD ka gabuar që prej vitit 2013 ndërsa i tha Bashës se mbështetja e saj pa kushte ndaj tij, ka marrë fund.
"Askush nuk e di numrin e atyre që votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ama Basha të ballafaqohej me masakrën zgjedhore. T'i duhet të krijoje hapësira për figurat e krijuara. Në këtë sherr brenda familjes sonë ke një avantazh të madh, sepse ti je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Berisha është fajtori më i madh. PD nuk e ndihmon dot Berishën sepse ai s'ka më asgjë për të humbur por PD s'mund të humbasë çdo gjë për të ngushëlluar egon e pakufijshme të tij. Duke kërkuar ndjesë foltore më foltore pse mbështeti Bashën, ai nuk e hapi gojën 8 vjet rresht dhe e mbrojti Bashën nga moti i keq politik. Berisha nuk e shlyen dot fajin e madh për abuzimin me ndjenjat e demokratëve duke e kthyer PD-në në një foltore turpi kundër SHBA-ve. Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund."-tha Duma.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i PD, 5004 delegatë rrëzojnë '11 dhjetorin' dhe anulojnë referendumin! Miratohet neni 'Anti Berisha', përjashtohet nga pozicionet drejtuese! Basha: Ta nxjerrim nga radhët tona (VIDEO)
//ReportTv.al