Deputetja e PD, Grida Duma, thotë se me çmimin e re të energjisë shqiptarët që më parë kanë paguar mbi 6100 lekë tashmë do të pagujnë 4.4 herë më shumë.
“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë! Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.” Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve. Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje? Nëse po, komentoni”, ka shkruar në facebook Duma.
Ndërkohë që i është përgjigjur menjëherë Kryeministri Rama. Në një postim në Tëitter ai shkruan se nuk janë të vërteta shifrat që jep Duma. Sipas tij bëhet fjalë për faturat që tani shkojnë mbi 9100 lekë që nëse do të harxhojnë njëjtë pas 1 tetorit do ta paguajnë me çmimin real 42 lekë
“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh. Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 19% të konsumit energjetik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t'i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shkruan Rama.
Në fakt duhet thënë përvecc faktit që nuk kemi të bëjmë me një faturë 6100 por mbi 9100 por edhe 4.4 herë më shumë është një shifër jo e saktë sepse me ccmimin e ri do të paguhet vetëm kilovatët që kalojnë 800. Për shembull nëse një një familje që konsumon 900 kilovat paguan 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 8550 lekë. Kësaj shume i shtohet edhe TVSH-ja 20%, dhe çmimi total i faturës arrin 10.260 lekë. Me vendosjen e fashës vlera e faturës ndryshon. Konsumatori familjar për 800 kilovat do të paguaj 9.5 lekë për kilovat plus 20% TVSH, në total 9120 lekë. Ndërsa për 100 kilovatët e tjera do të paguaj 42 lekë për çdo kilovat, të cilat do të kushtojnë 4200 lekë pa TVSH ose 5,040 lekë me TVSH. Me këtë fashë një faturë me konsum 900 kilovat nuk do të kushtojë më 10.260 lekë me TVSH por 14160 lekë me TVSH.
Lajmi kryesor:
Paketa e qeverisë për krizën, opozita: Zero mbështetje konkrete, vetëm 50 mln euro me ndryshim buxheti! Ministrja: Janë 43 miliardë lekë
K.T./ReportTv.al