Antoine Griezmann është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Kupës së Botës dhe ai që bashkë me të tjerë po udhëheq Francën drejt titullit kampion bote. Sulmuesi i Atletico Madrid është në garë me Luka Modric për të fituar “Topin e Artë” dhe në konferencë ka folur rreth kësaj çështje:
Është një mundësi e artë për të fituar Botërorin jo “Topin e Artë”. Nuk më intereson “Topi i Artë” por të fitoj Kupën e Botës. Do jap gjithçka për të fituar të dielën dhe ajo që vjen më pas është e mirëpritur.
Antoine Griezmann, futbollist
Griezmann e di që një fitore të dielën ndaj Kroacisë mund të ndryshojë historinë dhe analizon ballkanasit:
Do i takojë trajnerit tonë të vendosë se si do të luajmë. Tek Kroacia janë Modric e Rakitic dy lojtarë shumë të fortë teknikisht por besoj se Deschamps do ketë menduar diçka.
Antoine Griezmann, futbollist
Antoine Griezmann e mbyll duke thënë se është krenar që është francez dhe u kërkon edhe njerëzve të ndihen po të tillë.