Mbappe, Deschamps dhe Griezmann

Griezmann i dha lamtumirën kombëtares, Deschamps: Ishte lider edhe pa qenë kapiten

4 Tetor, 15:30| Përditesimi: 4 Tetor, 15:38

  • Share

Pas shpalljes së listës së lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, Didier Deschamps foli në një konferencë për shtyp.

Trajneri i kombëtares së Francës u ndal te largimi i Griezmann nga ekipi, si edhe përballja me Izraelin dhe Belgjikën.

 "Çështje sigurie kundër Izraelit? Ne po i përshtatemi situatës, por kemi një ndeshje futbolli për të luajtur, të gjithë po punojnë për të siguruar që mund të luhet në kushte të mira”.

Lamtumira e Griezmann. “Marrëdhëniet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe unë kam një marrëdhënie të veçantë me të. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj bisedave që kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve, deri në këtë përballje të fundit. Të mundohesha ta bindja? Kishte vendin e vet, nuk kishte nevojë. Ai tashmë e kishte marrë vendimin e tij pas shqyrtimit të kujdesshëm.

Ai ishte një lider i shkëlqyer edhe pa qenë kapiten. Të gjithë lojtarët në një moment e kanë këtë pyetje në kokën e tyre dhe kërkon pak a shumë kohë, por kur ata mendojnë se ka ardhur koha dhe se duhet të ndalojnë. Unë vetëm mund ta falënderoj për gjithçka që ka bërë dhe për kontributin që ka dhënë për skuadrën franceze”, tha trajneri.

Lista e Francës për në Ligën e Kombeve:

  • Portierët:
    Alphonse Areola (West Ham United/ENG), Mike Maignan (AC Milan/ITA), Brice Samba (Lens)
  • Mbrojtësit:
    Jonathan Clauss (Nice), Lucas Digne (Aston Villa/ENG), Wesley Fofana (Chelsea/ENG), Theo Hernandez (AC Milan/ITA), Ibrahima Konaté (Liverpool/ENG), Jules Koundé (Barcelona/ESP), William Saliba (Arsenal/ENG), Dayot Upamecano (Bayern Munich/GER)
  • Mesfushorët:
    Eduardo Camavinga (Real Madrid/ESP), Youssouf Fofana (AC Milan/ITA), Matteo Guendouzi (Lazio/ITA), Manu Koné (Roma/ITA), Aurelien Tchouameni (Real Madrid/ESP), Warren Zaire-Emery (Paris Saint Germain)
  • Sulmuesit:
    Bradley Barcola, Ousmane Dembélé, Randal Kolo Muani (Paris Saint Germain), Christopher Nkunku (Chelsea/ENG), Michael Olise (Bayern Munich/GER), Marcus Thuram (Inter Milan/ITA)

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?