Antoine Griezmann u emërua lojtari i ndeshjes pasi skuadra kampione në fuqi, Franca ndaloi ecurinë historike të Marokut në gjysmëfinale me një fitore 2-0, duke sjellë një finale kundër Argjentinës të dielën.
31-vjeçari mendon se Franca është e gjitha e përgatitur për të mbrojtur titullin e saj kundër Messit dhe skuadrës argjentinase, duke pranuar se planifikimi do të fillojë të enjten. Griezmann deklaroi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se çdo skuadër me Messin është një perspektivë krejtësisht e ndryshme.
Ai tha se rezultati i finales do të varej nga detajet edhe nga një goditje e thjeshtë nga këndi apo një kundërsulm.
“Argjentina është një ekip si i yni, një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë, e diela do të jetë shumë lojë e vështirë. Finalja do të vendoset nga detajet një lojë, një goditje këndi, një goditje e lirë apo një kundërsulm”,- u shpreh në fjalën e tij, Griezmann.