SPANJË - Atletico Madrid barazoi 1-1 të shtunën në Barcelonë kundër Espanyolit, duke humbur terren me Barçën kryesuese dhe Real Madridin. Megjithatë sfida nuk ishte pa rekorde për "Los Colchoneros" pasi Antoine Griezmann u fut në historinë e La Ligas duke kaluar një emër si Lionel Messi.
Me paraqitjen e djeshme, francezi është bërë lojtari i huaj me më shumë ndeshje në La Liga. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Lionel Messi me 520 ndeshje, ndërsa Griezmann regjistroi ndeshjen e 521-të.
Në këto 521 ndeshje, Griezmann ka shënuar 198 gola dhe ka dhënë 95 asiste. Francezi është golashënuesi më i mirë në historinë e Atletico Madridit dhe sigurisht një nga lojtarët më të mirë në historinë e La Ligës, aty ku ka veshur edhe fanellën e Real Sociedad dhe Barcelonës, përveç asaj të Atleticos.
Komente
