Bota

VIDEOLAJM/ Grimca normaliteti në Siri, hapet tregu i Krishtlindjes në Damask

20 Dhjetor, 15:18| Përditesimi: 20 Dhjetor, 15:30

  • Share

Një treg Krishtlindjesh u hap në Damask të enjten (19 dhjetor), dhjetë ditë pas përmbysjes së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.

Vizitorët u dyndën drejt tregut, ku shëtisnin dhe bënin foto pranë dekorimeve. Vizitorët tani po presin me shpresë që Siria të rindërtohet si një "vend për të gjitha sektet dhe fetë".

 Më 8 dhjetor, luftëtarët nga Hayat Tahrir al-Sham, një grup islamik sunit që është shfaqur si forca dominuese në Sirinë post-Asad, morën kontrollin e vendit.

Që atëherë, shumë sirianë janë larguar nga vendi nga frika e persekutimit, pavarësisht garancive të sigurisë nga sundimtarët e rinj.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?