Arijon Ibrahimovic

Sport

'Grindjet' vëllazërore vijojnë, Sylvinho i prish punë Kosovës? Kërkon në Kombëtare sulmuesin e Lazios

11 Mars, 12:44| Përditesimi: 11 Mars, 13:17

  • Share

Etnik Brruti është prurja e re e Sylvinhos në kombëtaren shqiptare të futbollit. Kapiteni i Kosovës U-21 vendosi të ndërrojë ngjyrat, megjithatë vendimi i tij nuk u prit mirë tej kufirit, me djaloshin që "u kryqëzua" për vendimin e tij.

Vëllezërit mund të kenë sërish një "grindje" dhe emri i radhës është Arijon Ibrahimovic. Sulmuesi prizrenas i Lazios prej vitesh është kërkuar nga Kosova, me 19-vjeçarin që nuk ka pranuar dhe ka qenë pjesë e Gjermanisë U-20.

Tanimë në lojë është futur Sylvinho, FSHF dhe... Elseid Hysaj. Mbrojtësi e ka shok skuadre Ibrahimovicin te Lazios dhe ka tentuar 't'i prishë mendjen' që sulmuesi të zgjedhë Shqipërinë. Duke qenë se Ibrahimovic nuk ka luajtur me ekipin A të Gjermanisë, ai mund të vendos se kë kombëtare do dojë të përfaqësojë.

Në pronësinë e Bayern Munich, Arijoni ka qenë pjesë edhe e Frosinone në Serie A, ndërsa prej disa muajsh luan te Lazio, me këta të fundit që kanë të drejtën për ta blerë nga bavarezët në fundin e këtij sezoni. 4 milionë euro është vlera e tij në treg.

Pritet që pas Brrutit, Shqipëria dhe Kosova "të ndahen" edhe për Ibrahimovicin, me sulmuesin që paçka ftesës nga Kosova vijon të refuzojë për të disatën herë.

Ndeshjet

Kombëtarja kuqezi luan këtë mars për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Për Grupin K, tanët udhëtojnë drejt Londrës ku më 21 mars i pret Anglia në debutimin e Thomas Tuchel. Ndërkohë tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

Pritet që të premten më 14 mars trajneri Sylvinho të publikojë edhe listën zyrtare të futbollistëve të grumbulluar për këto sfida.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?